
botasot.info · Mar 1, 2026 · Collected from GDELT
Published: 20260301T094500Z
Deri më 4 mars, deputetët kanë afat për të zgjedhur presidentin e ri. E teksa kanë mbetur edhe pak ditë afat, 120 deputetët ende nuk janë përballur me ndonjë kandidaturë zyrtare, por vetëm propozime nga akterë joparlamentarë. Presidentja aktuale Vjosa Osmani është shprehur e gatshme për të marrë edhe mandatin e dytë pesëvjeçar. Ajo u zgjodh më 4 prill 2021. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. E duke qenë tek çështja e zgjedhjes së presidentit të ri, pak ditë më parë Glauk Konjufca tha se një kandidat nga familja Jashari do të kishte konsensus në shoqëri, por Murat Jashari e ka refuzuar këtë mundësi. E së fundmi Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka theksuar se Fatmir Limaj është një nga fytyrat më unifikuese të skenës politike në Kosovë dhe personi më adekuat për president. Veseli në një postim në Facebook shkroi se figura e tij lidhet si me periudhën e luftës. Sipas tij, pas përfundimit të luftës, Limaj u angazhua në politikë duke mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në periudhën 2007–2010, shtoi ndër tjera. Mirëpo, të gjendur në këtë situatë si vlerësohen apetitet e figurave si Limaj, Haradinaj etj., për President, kur partitë e tyre kanë shumë pak votues dhe Limaj nuk kaloi pragun më 28 dhjetor? Qarri: Me Vjosa Osmanin presidente, Kosova mund të avancojë në organizata ndërkombëtare Gani Qarri Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Gani Qarri. Analisti thotë se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe nuk duhet të humbasë kohë me aventura politike, prandaj duhet të rizgjidhet dr. Vjosa Osmani për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Ai thekson se me Osmanin presidente, Kosova mund të avancojë në organizata ndërkombëtare si NATO dhe OKB, duke forcuar subjektivitetin dhe njohjen e saj ndërkombëtare. “Kosova nuk e ka luksin të përsërit ngërçet dhe të degradojë serish në aventura të reja politike, individ e subjekte aventuriere duhet ta mbledhin mendjen dhe të votojnë sa më parë për vazhdimin e mandatit të zonjës dr. Vjosa Osmani si presidente e vendit, për qëndrueshmërinë e shtetit dhe mbarëvajtjen e institucioneve të sapoformuara shtetërore. Mjaft është mjaftë, partitë e inkriminuara, duhet të kenë marrë mësim nga votimet e 28 dhjetorit dhe të tregohen të kujdesshme, e të mos e dënojnë popullin e Kosovës të shkojë edhe për herën e pestë brenda 13-14 muajve në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, përndryshe ato tanimë e dinë mirë, se e gjitha kjo, do tu kthehet në bumerangë. Stabiliteti i Kosovës, ashtu siç deklarohen edhe nga SHBA, lidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike amerikane, ndërsa ushtria amerikane mbetet shtylla kryesore e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës ndaj dhe vetë presidenti Trump, me propozim të Kongresit edhe zyrtarisht, e ka përfshi Kosovën në Ligjin e Mbrojtjes amerikane dhe ka riafirmuar se bisedimet Kosovë–Serbi duhet të përmbyllen me njohje reciproke, duke kundërshtuar çdo ide për ndarje, rishikim të kufijve apo shkëmbime territoriale mbi baza etnike, ndërsa me dr. Vjosa Osmanin presidente, Kosova mund të anëtarësohet edhe në NATO, Këshill të Evropës dhe organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare, do të avancojë subjektivitetin e Kosovës, e faktorizojë atë si shtet të pavarur në botë dhe përfitojë njohje të reja ndërkombëtare, e nëse nuk arrin të bëhet edhe pjesë e OKB-së, në këtë mandat gjithsesi do ti hapet rruga e anëtarësimit të Kosovës si shtet i pavarur, me të drejta të plota në OKB”, u shpreh ai. Me Vjosën Presidente Kosova është ballëhapur kudo Ndër të tjera, ai shton se Kosova nuk duhet të përsërisë bllokadat dhe lojërat politike të vitit të kaluar, dhe nëse partitë e caktuara tentojnë sërish të pengojnë institucionet, faktori ndërkombëtar duhet t’u kthejë shpinën. Ai thekson se, dr. Vjosa Osmani është e pakonkurrencë për postin e presidentit dhe populli duhet ta mbështesë masivisht për rizgjedhje, për të siguruar stabilitetin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës “Ndryshe nëse nga partitë e inkriminuara politike serish tentohet në inskenimet e bllokadave të vitit që e lamë pas, edhe faktori ndërkombëtar duhet të heq dorë nga mbështetja dhe kontaktet me to, e t`ia kthej shpinën një politike të tillë primitive dhe kaq të padinjitetshme, që tenton të mbijetojë me prapaskena dhe krijimin i insinuatave të reja bllokuese, në kurriz të shtetit, për t`ia qitur faqen e zezë Kosovës, para gjithë botës. Prandaj jemi ngopur më me lojëra meskine, Kosova e ka presidenten më të mirë që mund ta kishte, me Vjosën Presidente Kosova është ballëhapur kudo dhe mbetet e mirëpritur në BE, SHBA dhe gjithë botën demokratike, gjë që nuk do të ndodhte edhe me ndonjë president amator, të cilin nuk e njeh as Kosova. Madje duhet thënë hapur se aktualisht dr. Vjosa Osmani është e pa-konkurrencë për këtë post dhe asnjë parti politike, nuk duhet të guxojë, të lëshohet serish në lojërat e vitit të kaluar dhe të pres me një këmbë, për ngërçe e bllokada të reja, pas atyre mese njëvjeçare kundër institucioneve shtetërore, e nëse ndodhë të bllokohet edhe zgjedhja e presidentit, atëherë vet populli duhet të reagojë duke u ngritur masovikisht kundër politikave meskine, për mbrojtjen postit të presidentit të shtetit nga spekulimet oportune e manovrimet e ulëta politike dhe ta mbështes publikisht dr.Vjosa Osmanin për tu rizgjedhur serish presidente e vendit edhe për një mandate”, shpjegon ai. Duke vazhduar bisedën, analisti thotë se, dr. Vjosa Osmani është më e përgatitur dhe me përvojë ndërkombëtare se çdo konkurrent, dhe mandati i saj i dytë duhet të jetë një vazhdim i sukseseve të mandatit të parë. Ai potencon se pas refuzimit të Murat Jasharit, të gjitha partitë dhe aktorët politikë duhet ta mbështesin unanimitarisht për të garantuar stabilitetin dhe avancimin e Kosovës në politikën ndërkombëtare. “Ata që nuk e votojnë Vjosën, nuk ia duan të mirën Kosovës, dr. Vjosa Osmani pikërisht tani, para këtij mandati vijues, është edhe më e pjekur politikisht, më e përgatitur në mënyrë diplomatike, e pajisur edhe më-me shumë përvojë në politikën e jashtme dhe me miqësi të krijuara në marrëdhëniet ndërkombëtare, favore që faktikisht u mungojnë të gjithë konkurrentëve të mundshëm, prandaj mandati i dytë i saj, duhet të jetë vetëm- votim formal, për vazhdim të pashkëputshëm të mandatit të parë dhe radhitjen e sukseseve të reja në politikën e jashtme, forcimin e subjektivitetit shtetëror dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Nisur nga sukseset e mëdha në 5 vitet e kaluara, dr. Vjosa Osmani i ka bindur edhe kundërshtarët më të mëdhenj dhe e ka dëshmuar edhe në vepër, se përveç që është e pakonkurrencë për postin me meritë të presidentit të shtetit, edhe pritshmëritë për vijimin dhe rritjen e kualitetit të sukseseve, në përfaqësimin e Kosovës, jashtë vendit, janë pothuajse të garantuara, madje do të shohim bartje përgjegjësie e ushtrim edhe më të avancuar të funksionit të të parit të shtetit dhe arritje edhe më të mëdha në prezantimin, përfaqësimin dhe faktorizimin edhe më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Kështu që pas refuzimit të Murat Jashari, për të kandiduar për president të vendit, të gjitha segmentet politike duhet të marrin shembull për dashurinë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, nga Murati dhe mbarë Familje historike-Jashari, dhe në vend të kundërshtimit me gjeste të papjekura politike dhe veprime të pamatur partiake, a grupore, të bëhen të gjithë bashkë dhe ta votojnë në mënyrë unanime dr. Vjosa Osmanin për presidente edhe në mandatin vijues”, shpjegoi ai. Limaj me partinë e tij ka dështuar, në zgjedhjet e 28 dhjetorit Qarri ndër tjera shton se kandidatë si Fatmir Limaj dhe të tjerët nuk janë seriozë për postin e presidentit, pasi partitë e tyre kanë mbështetje të vogël dhe Limaj nuk kaloi pragun zgjedhor më 28 dhjetor. Ai thekson se dr. Vjosa Osmani është kandidatura më e duhur për stabilitet, kredibilitet ndërkombëtar dhe për të avancuar rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. “Nëse politikan avanturier dhe partitë e tyre, nuk e votojnë apo pengojnë rizgjedhjen e dr, Vjosa Osmanit presidente, ato pas lojërave me ngërçe e bllokada, tani duan të luajnë edhe me institucionin më të lart të shtetit, nuk i duan sukseset e Kosovës në botë dhe zënë në gojë emra të dështuar në politikën vendore, si kandidatë për president, qoftë Limaj-n, Ramush-in apo kushdoqoftë tjetër, sepse kandidatë/e, më serioze, më me përvojë dhe më të përgatitur për këtë post të lartë shtetëror, se sa dr, Vjosa Osmani, Kosova aktualisht nuk ka. Në këtë moment kur Kosova si shtet i ri, ka nevojë për kredibilitet maksimal ndërkombëtar, dr. Vjosa Osmani është kandidatura më e duhur, ndryshe vet pozita politike pas zgjedhjeve tregon se kush dhe çfarë kandidati është Fatmir Limaj, Ramushi, Lumiri etj, gjë që nuk do koment, mjafton të shihet vendimi i Sovranit më 28 dhjetor të cilëve ua tregoi jo vetëm vendin por ua tha edhe vlerësimin,( për të mos thënë përbuzjen) që ka për ta, sa që gati i patë nxjerrë edhe nga përfaqësimi në Kuvend, njëjtë si Limajn, kështu që kandidatë si ata, jo vetëm që nuk e bëjnë debatin të ndjeshëm as interesant, por tregojnë nivelin e ulët politik dhe joseriozitetin e partive aktuale, të cilat edhe punët më serioze të shtetit, i marrin si lojë, duke e paraqitur Kosovën para miqve tanë dhe faktorit ndërkombëtar, si lodër fëmijësh të llastuar e shtet qesharak dhe të padenjë për drejtimin e vetvetes dhe marrjen e vendimeve të mëdha në interes të shtetit e të qytetarëve të saj. Presidenti Trump, edhe nëse jo vet personalisht, duhet që përmes sekretarit të shtetit z.Marco Rubio, jo vetëm t`ua tërheq vërejtjen, por t`ua tërheq edhe veshin seriozisht të gjithë aventurierëve politik, të cilët janë bërë gati të nisin lojë