
tv21.tv · Feb 26, 2026 · Collected from GDELT
Published: 20260226T083000Z
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe Presidenti i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, është në një situatë të vështirë, njoftoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç para Klinikës së Pulmonologjisë në Qendrën Klinike të Serbisë, ku e vizitoi atë me anëtarë të qeverisë. “Ne vizituam së bashku zëvendëskryeministrin dhe presidentin e SPS-së, është një situatë e vështirë, por ne besojmë te mjekët dhe besojmë tek ai dhe lutemi për të”, tha Vuçiç për Tanjug para Qendrës Klinike të Serbisë. Ndihmësdrejtori i Pulmonologjisë Spasoje Popeviç tha se situata është shumë e vështirë dhe se Ministri Daçiç ka pneumoni të rëndë, shkruan N1, transmeton KosovaPress. “Ai është aktualisht në ventilim mekanik – një ventilator, ai po merr gjithçka që i nevojitet, të gjitha ilaçet, terapinë, me atë ventilator, i cili është një metodë trajtimi, ne po blejmë kohën që duhet që ato ilaçe të funksionojnë dhe po luftojmë për jetën e tij. Pneumonia e rëndë dhe lufta për jetën e tij”, tha Doktor Popeiç.