NewsWorld
PredictionsDigestsScorecardTimelinesArticles
NewsWorld
HomePredictionsDigestsScorecardTimelinesArticlesWorldTechnologyPoliticsBusiness
AI-powered predictive news aggregation© 2026 NewsWorld. All rights reserved.
Trending
FebruaryHongKongRegionalTimelineIranMarketDigestPartnershipCompaniesMilitaryThursdayPolicyIsraelTrumpChinaParticularlySignificantTechnologyTensionsNuclearNationsIssuesExpansion
FebruaryHongKongRegionalTimelineIranMarketDigestPartnershipCompaniesMilitaryThursdayPolicyIsraelTrumpChinaParticularlySignificantTechnologyTensionsNuclearNationsIssuesExpansion
All Articles
Zëvendëskryeministri serb Daçiq shtrohet në spital për shkak të pneumonisë së rëndë
aa.com.tr
Published about 16 hours ago

Zëvendëskryeministri serb Daçiq shtrohet në spital për shkak të pneumonisë së rëndë

aa.com.tr · Feb 26, 2026 · Collected from GDELT

Summary

Published: 20260226T091500Z

Full Article

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe njëherësh ministri i Brendshëm dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, u shtrua në Klinikën e Pulmonologjisë të Qendrës Klinike të Serbisë për shkak të pneumonisë së rëndë, raporton Anadolu.Ndihmësdrejtori për Pulmologji, Spasoje Popeviq deklaroi mbrëmë se gjendja shëndetësore e ministrit është shumë e rëndë dhe se tre ditët e ardhshme do të jenë vendimtare."Ai është aktualisht në ventilim mekanik, po merr gjithçka që i nevojitet, të gjitha ilaçet, terapinë, me atë respirator, i cili është një metodë trajtimi. Po blejmë gjithçka që këto ilaçe të funksionojnë dhe po luftojmë për jetën e tij. Pneumoni e rëndë dhe luftë për jetën e tij", tha mjeku Popeviq.Popeviq saktësoi se Daçiq u shtrua dje në spital në orën 16:30 në Klinikën e Pulmonologjisë dhe theksoi se është ende shumë herët për të dhënë një parashikim."Është shumë herët, por po përpiqemi dhe mendoj se po arrijmë ta stabilizojmë gjendjen e tij deri diku. Ditët në vijim do të na japin përgjigje se si të vazhdojmë. Jemi vazhdimisht pranë tij dhe kjo është e gjitha që mund të them në këtë moment", shtoi mjeku Popeviq për mediat lokale.Daçiq u vizitua mbrëmë në Qendrën Klinike të Serbisë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me anëtarë të qeverisë."Ne vizituam të gjithë së bashku Zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë. Situata është e vështirë, por ne besojmë te mjekët dhe ne besojmë tek ai dhe lutemi për të", tha Vuçiq, duke iu drejtuar mediave përpara Qendrës Klinike të Serbisë. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.


Share this story

Read Original at aa.com.tr

Related Articles

aa.com.trabout 14 hours ago
Tıbbi sülük yetiştiriciliğinde keçi kanının verimi artırdığı literatüre girdi

Published: 20260226T110000Z

aa.com.tr4 days ago
Trump diplomasisi : Gazze Barış Kurulu ne vadediyor ?

Published: 20260223T113000Z

aa.com.tr5 days ago
Bakan Memişoğlu : Bu sene 2026 nın KPSSsinden sonra alımlara çıkacağız

Published: 20260221T163000Z

aa.com.tr5 days ago
Marmaris Devlet Hastanesinde yoğun bakım 3 . basamağa yükseltildi

Published: 20260221T133000Z

aa.com.tr6 days ago
İstanbulda ocakta hava kirliliği geçen yılın aynı dönemine göre yüzde 36 azaldı

Published: 20260221T123000Z

aa.com.tr6 days ago
Anadolu Ajansı

Published: 20260221T123000Z