NewsWorld
PredictionsDigestsScorecardTimelinesArticles
NewsWorld
HomePredictionsDigestsScorecardTimelinesArticlesWorldTechnologyPoliticsBusiness
AI-powered predictive news aggregation© 2026 NewsWorld. All rights reserved.
Trending
IranRegionalMilitaryStrikesIranianCrisisPowerGulfMarchGovernmentTargetingTimelineEuropeanMarketsStatesOperationsDigestDiplomaticCoalitionIsraeliFlightRoutesFacesSignificant
IranRegionalMilitaryStrikesIranianCrisisPowerGulfMarchGovernmentTargetingTimelineEuropeanMarketsStatesOperationsDigestDiplomaticCoalitionIsraeliFlightRoutesFacesSignificant
All Articles
Çfarë ka parë Mehdi Mahmoudiani brenda sistemit të burgjeve iraniane
telegrafi.com
Published about 2 hours ago

Çfarë ka parë Mehdi Mahmoudiani brenda sistemit të burgjeve iraniane

telegrafi.com · Mar 2, 2026 · Collected from GDELT

Summary

Published: 20260302T131500Z

Full Article

Aktivisti dhe bashkautori i skenarit të nominuar për çmimin “Oscar” për filmin Ishte thjesht një aksident [Yek tasādof-e sāde], flet për abuzimet që ka parë dhe përjetuar, luftën midis ShBA-së dhe Iranit, si dhe historitë e vërteta pas filmit.Nga: Cora Engelbrecht / The New Yorker Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.comNë një pasdite dimri me shi, në vitin 2001, Mehdi Mahmoudian, disident politik në Teheran, vuri re një burrë me dorë të amputuar që po përpiqej të riparonte makinën e tij. Mahmoudiani, i cili ishte në të njëzetat e tij, punonte në një shtypshkronjë aty pranë. E njohu menjëherë burrin si një ish-roje që kishte përdorur dorën e majtë për ta torturuar Mahmoudianin në Burgun Tohid dy vjet më parë.Mahmoudiani vendosi ta ndihmonte torturuesin e tij. E ftoi burrin në punëtori, i ofroi çaj dhe e angazhoi një bashkëpunëtor për t’ia rregulluar makinën. Disa orë më vonë, kur burri po përgatitej të largohej, Mahmoudiani iu prezantua sërish si i burgosur i tij i dikurshëm. I tronditur, burri u largua me makinë pa u përgjigjur. Por, u kthye në shtypshkronjë të nesërmen dhe i kërkoi falje Mahmoudianit. Ai tha se ishte faji i autoriteteve; ai thjesht po bënte punën e vet dhe se ishte penduar për këtë.Takimi ka paralele të dukshme me skenën hapëse të filmit Ishte vetëm një aksident, të cilin Mahmoudiani e shkroi bashkë me regjisorin iranian Jafar Panahi. Në një skenë të hershme, një mekanik makinash me emrin Vahid e njeh torturuesin e vet të dikurshëm nga kërcitja karakteristike e këmbës së tij protezë. Vahidi e rrëmben burrin, të mbiquajtur Këmbë-kunj, në një furgon të bardhë dhe mbledh një grup të çorganizuar ish-të burgosurish nga gjithë Teherani, për të verifikuar identitetin e tij. Filmi artistik u xhirua për njëzet e tetë ditë, në fshehtësi, kryesisht brenda kufijve të furgonit.Mahmoudiani dhe Panahi u takuan në Qendrën e Paraburgimit Evin në vitin 2022, ndërsa të dy po vuanin dënimet e veta. Panahi më tha se, gjatë shtatë muajve, ata u bënë miq dhe Mahmoudiani madje u kujdes për të kur ai u infektua me Kovid. Pak para se Panahi të lirohej, Mahmoudiani e përqafoi dhe i pëshpëriti në vesh: “Mos i harro djemtë në burg”.Më vonë, pasi edhe Mahmoudiani u lirua, Panahi e ftoi të bashkëpunonte në një skenar që do të mbështetej në përvojën e tyre të përbashkët në sistemin e burgjeve të Iranit. Filmi përmbledh gjendjen e iranianëve që kanë përjetuar burgimin, marrjen në pyetje dhe torturën nga ana e Republikës Islamike. Por, ai gjithashtu u kërkon po atyre iranianëve të kenë empati për shtypësit e tyre.Më 31 janar, jo shumë kohë pasi skenari i tij për Ishte vetëm një aksident u nominua për “Oscar”, Mahmoudiani u arrestua sërish. Ai sapo kishte nënshkruar një deklaratë të përbashkët që fajësonte Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për vrasjet dhe arrestimet e mijëra protestuesve që kanë dalë në rrugë në mbarë vendin. Mahmoudiani u lirua me kusht më 17 shkurt dhe foli me mua përmes videos nga shtëpia e tij në Teheran disa ditë më parë. E kontaktova shkurtimisht të shtunën, disa orë pasi ShBA-ja dhe Izraeli filluan të bombardonin Iranin; ai vetëm tha se ishte i padëmtuar, pastaj sinjali i tij u ndërpre. Biseda jonë është redaktuar për gjatësi dhe qartësi.Lexo po ashtu: - Për “armikun e popullit” dhe kampionin që nuk gjunjëzohet! - Pse filmat e Iranit janë ndër më të mirët në botë? - Jafar Panahi është regjisori më i rëndësishëm i Iranit - u dënua me burg pas kësaj interviste - Regjisori disident: Regjimi i Khameneit patjetër do të bjerëJu u liruat së fundmi nga burgu, më 17 shkurt. Si jeni? Si do ta përshkruanit gjendjen tuaj tani?Të jem i sinqertë, lirimi nga burgu në këtë situatë nuk më bën të lumtur. Në gjashtëmbëdhjetë vjetët e fundit, kam kaluar rreth nëntë vjet në burg. Jam arrestuar trembëdhjetë herë dhe jam liruar nga burgu shumë herë më parë.Të gjitha dënimet me burg që kam vuajtur, në të kaluarën, kishin si qëllim që të vriteshin më pak njerëz në rrugë. Çdo akt rezistence i bërë nga unë, apo nga të tjerët për dekada me radhë para meje, ishte për ta ndaluar Republikën Islamike përpara se të mund të shkaktonte një gjakderdhje të tillë, dhe ose ta rrëzonte atë ose ta ndryshonte nga brenda. Lirimi nga burgu këtë herë nuk kishte asnjë gëzim, sepse mijëra njerëz janë ende në burg dhe mijëra familje po vajtojnë vdekjen e të dashurve të tyre. Nëse do ta përmblidhja me një fjali: Nuk jemi mirë.Na kthe në momentin kur u arrestuat.Isha në shtëpi me dy miq. Ishte ora 2:30 e mëngjesit. Dy prej nesh ishin zgjuar dhe njëri po flinte. Ata e hapën derën shumë shpejt dhe, para se të kuptonim çfarë po ndodhte, brenda dy ose tre sekondash, vunë një armë në kokën time dhe në kokën e mikut tim. Edhe miku që po flinte kishte një armë në kokë - ai u zgjua duke ndier presionin e armës. Një ekip hyri nga dritarja dhe gjashtë persona të tjerë hynë nga dera. Ky ishte një ekip i ashtuquajtur antiterrorizëm të cilin e kishin dërguar për ne. Ne jemi thjesht tre aktivistë politikë që kemi jetuar bashkë - dhe përveç shkrimit dhe fjalës, nuk kemi pasur kurrë asnjë armë tjetër.A mund t’i cekim emrat e dy aktivistëve të tjerë?Po, sigurisht. Emrat e tyre janë Abdollah Momeni dhe Vida Rabbani. Ne jemi tre nga shtatëmbëdhjetë personat që e nënshkruam këtë deklaratë - aktivistë të njohur që i dhamë një paralajmërim qeverisë përpara protestave dhe thamë: “Mos i vrisni njerëzit”. Pas masakrës, e lëshuam këtë deklaratë duke e dënuar shtetin. Këta janë aktivistë të cilët kryesisht ndodhen brenda Iranit. Disa prej tyre janë jashtë vendit, por ende janë të lidhur me ata brenda.Si u trajtuat gjatë atyre javëve në burg? A mund të përshkruani disa nga kushtet e jetesës?Mendoj se mënyra se si u trajtuam ne nuk është tregues i mirë për asgjë, sepse ata e dinë që ne jemi figura të njohura dhe emrat tanë përmenden në media, kështu që përpiqen të paraqesin një formë më njerëzore trajtimi ndaj nesh. Por, do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju treguar se si i kanë trajtuar të tjerët.Ju lutem, më tregoni për të burgosurit e tjerë. Por, fillimisht do të doja të dija për situatën tuaj - në cilin burg ishit?I pari ishte në Çalus. I dyti, Sari, ishte një burg i sigurisë së lartë. Dhe, i fundit ishte Noushahri, një burg shumë i vjetër dhe në gjendje të keqe - pothuajse i shkatërruar.Në burgun e fundit, si ishin qelitë? Sa të burgosur kishte aty dhe me kë qëndronit? A kishte të burgosur të tjerë politikë?Të gjithë ata që na shoqëronin ishin arrestuar gjatë protestave të fundit. Qelia ishte rreth njëzet e pesë metra katrorë dhe, në kulmin e protestave, na futën tridhjetë e tre vetë në atë qeli të vetme. Netët e para, kur ishte shumë e mbushur, na duhej të flinim me orare, sepse nuk kishte hapësirë të mjaftueshme që të flinim të gjithë.Edhe pse shumica e të burgosurve ishin nën njëzet e pesë vjeç, ata ishin rrahur dhe torturuar aq rëndë saqë, edhe pas disa javësh, ende mund të shihje shenjat - njollat e zeza dhe plagët në trupat e tyre.Njëri prej tyre ishte një person, foshnja tetëmuajshe e të cilit u torturua para syve të tij. Ata e kishin kërcënuar se do ta varnin foshnjën nëse ai nuk do të pranonte atë që ata donin që ai të pranonte. Për shumë ditë, ky burrë, i cili ishte rreth tridhjetë e dy vjeç, nëse më kujtohet saktë, mund të fliste vetëm për foshnjën e tij. Kujtdo që shihte - çdo zyrtari burgu, çdo roje - ai vazhdonte t’i thoshte: “Çfarë faji ka fëmija im tetëmuajsh? Ai nuk ka bërë asgjë”.Foshnja ishte gjithashtu në qeli? Apo ky burrë e kishte parë këtë torturë më parë dhe ishte traumatizuar dhe po e rrëfente atë?Ai u arrestua së bashku me gruan dhe foshnjën e tyre. Ata kishin shkuar për ta arrestuar atë dhe gruan e tij, dhe për shkak se fëmija ishte vetëm, u desh ta merrnin edhe fëmijën. Ai u dërgua në sektorin e burrave të burgut. Më vonë, ai mësoi se fëmija ishte me nënën, por nuk ia kishin thënë këtë, dhe vazhdonin t’i thoshin: “Nëse nuk pranon, do ta varim foshnjën tënde”. Ai nuk e dinte në çfarë kushtesh ndodheshin nëna apo fëmija.Personi tjetër, historia e të cilit na preku vërtet, ishte dikush që u arrestua me gruan e tij. Ai u rrah para syve të gruas së tij, dhe gruaja e tij u rrah para syve të tij - dhe ata kishin arrestuar gjithashtu vëllanë katërmbëdhjetëvjeçar të gruas dhe e kishin rrahur edhe atë. Ata u thanë: Ose i nënshkruani dokumentet që ju japim - është një pranim, por nuk do të themi çfarë përmban - ose puna bëhet më keq. Dhe, të tre përfunduan duke i nënshkruar faqet.Ndër njerëzit në qeli, tre vuanin prej problemeve shumë të rënda të shëndetit mendor dhe qetësoheshin vetëm me ilaçe të forta. Qartazi, burgu nuk ishte vendi ku duhej të ndodheshin. Njëri prej tyre u mbajt për tridhjetë e pesë ditë, tjetri për dyzet ditë, dhe ata drogoheshin vazhdimisht për t’i mbajtur të qetë. Dhe, ata ishin fëmijë.Keni hyrë dhe dalë nga burgu kaq shumë herë. Çfarë ishte ndryshe kësaj here?Para këtyre protestave të fundit, njerëzit që kishin dalë në rrugë kishin kërkesa shumë specifike, të qarta humaniste dhe për të drejta civile. Por, kësaj here, njerëzit që kishin dalë në rrugë kishin një narrativë lineare për atë që donin, dhe ajo ishte: Duhet të kthehemi në të kaluarën për të rregulluar gjërat. Ata më shumë ishin përfaqësues të njerëzve të zakonshëm, të masave, sesa njerëz aktivë në aspektin politik.Dhe, kjo është ajo që patë të pasqyruar në burgun aktual?Kjo është pikërisht ajo që pashë në burg. Herët e mëparshme që kisha shkuar në burg, kryesisht burgoseshin aktivistë politikë dhe ata kishin një ide se si ishte situata politike, dhe ishin të vetëdijshëm për kërkesat e grupeve aktiviste. Por, kësaj here, këta ishin thjesht njerëz të zakonshëm pa asnjë përvojë në aktivizëm. Njerëzit që ishin në burg ishin më të guximshëm, dhe guximi i tyre nuk vinte nga njohuria, por nga fakti se nuk kishin asgjë për të humbur. Ata nuk kishin zgjedhje tjetër.A u lënduat fizikisht kur u arrestuat, apo gjatë kohës që ishit në burg?Kësaj here, apo herëve të mëparshme?Kësaj here.Fizikisht, jo. Nuk u lëndova kur po më arrestonin; ishte vetëm një grusht,


Share this story

Read Original at telegrafi.com

Related Articles

telegrafi.comabout 1 hour ago
Sallata Ruse e Hagës : Receta e Moskës , fatura e Kosovës

Published: 20260302T141500Z

telegrafi.com3 days ago
Një komunë priftërinjsh në malësinë e Shqipërisë së Veriut , që sdonte të kishte punë me Skënderbeun

Published: 20260227T191500Z

telegrafi.com4 days ago
Mes Prekazit dhe Uashingtonit – në kërkim të mandatit

Published: 20260226T090000Z

telegrafi.com7 days ago
Të kujdesesh dhe të paguash : Barrë e dyfishtë për familjarët e pacientëve në QKUK

Published: 20260223T131500Z

10tv.comabout 2 hours ago
US and Israeli planes continue bombing runs in Iran as casualties mount , more than 550 killed so far in strikes

Published: 20260302T131500Z

wfmynews2.comabout 3 hours ago
US and Israeli planes continue bombing runs in Iran as casualties mount , more than 550 killed so far in strikes

Published: 20260302T124500Z