NewsWorld
PredictionsDigestsScorecardTimelinesArticles
NewsWorld
HomePredictionsDigestsScorecardTimelinesArticlesWorldTechnologyPoliticsBusiness
AI-powered predictive news aggregation© 2026 NewsWorld. All rights reserved.
Trending
FebruaryChinaSignificantMilitaryTimelineDigestFaceDiplomaticFederalTurkeyFridayTrumpDrugGovernanceTensionsCompanyStateIranParticularlyEscalatingCaliforniaTargetingNuclearDespite
FebruaryChinaSignificantMilitaryTimelineDigestFaceDiplomaticFederalTurkeyFridayTrumpDrugGovernanceTensionsCompanyStateIranParticularlyEscalatingCaliforniaTargetingNuclearDespite
All Articles
Broshura  Albania  e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit – Dielli
gazetadielli.com
Published about 8 hours ago

Broshura Albania e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit – Dielli

gazetadielli.com · Feb 27, 2026 · Collected from GDELT

Summary

Published: 20260227T184500Z

Full Article

Screenshot Nga Zef Ujkaj/ Kumtesa e mëposhtme analizon veprën “Albania”, të autorëve Athanas Gegaj dhe Rexhep Krasniqi, një botim të emigracionit politik, publicistik e intelektual, duke synuar të informojë dhe sensibilizojë opinionin ndërkombëtar mbi realitetin politik, historik e shoqëror të Shqipërisë së asaj kohe, por edhe për rrjedhat historike të saj. Punimi im është i strukturuar në tre kapituj. Kapitulli i parë paraqet një analizë të përmbledhur të përmbajtjes dhe synimeve kryesore të veprës “Albania”. Kapitulli i dytë fokusohet në jetën dhe veprimtarinë e autorëve Gegaj dhe Krasniqi. Kapitulli i tretë trajton rolin e Asamblesë së Kombeve të Robëruara të Evropës, si organizmi që mundësoi botimin dhe shpërndarjen e kësaj broshure mbi Shqipërinë, duke e vendosur atë në kuadër të veprimtarisë antikomuniste dhe lobimit politik në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu analizon veprimtarinë e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” si struktura politike e emigracionit shqiptar ku bënin pjesë Krasniqi dhe Gegaj dhe prej nga u inicua dhe u botua vepra “Albania”. Përmbledhje e broshurës “Albania” Vepra “Albania” e autorëve Gegaj dhe Krasniqi, u botua në New York, në vitin 1964 nga Asambleja e Kombeve të Robëruara të Evropës (Assembly of Captive European Nations, më tej∶ ACEN) dhe u përgatit nga Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” me synimin, që përmes një analize të thelluar dhe të strukturuar të shpjegonte zhvillimin historik, shoqëror dhe politik të Shqipërisë, për të prezantuar një pasqyrë të qartë, të dokumentuar dhe kritike të historisë, gjeografisë, politikës dhe shoqërisë shqiptare deri në fillim të viteve ̕ 60. Broshura ka 47 faqe, përfshin dy harta dhe një bibliografi të pasur. Qëllimi kryesor i veprës është identifikimi dhe trajtimi i periudhave kryesore historike, nga origjina ilire tek epoka e Skënderbeut, më pas te periudha e Pavarësisë dhe regjimit komunist. Gjithashtu mjaft me rëndësi është dhe evidentimi i librit si burim historik, në informimin e opinionit ndërkombëtar dhe në pasqyrimin e realitetit politik dhe shoqëror të Shqipërisë, sidomos gjatë izolimit të vendit nën regjimin komunist. Ky punim gjithashtu synon të vërë në dukje pikëpamjet ideologjike të autorëve dhe të analizojë mënyrën se si libri kombinon informacionin historik me dokumenta shtesë, tabela dhe harta që e bëjnë një vepër të vlefshme për studiues dhe historianë. Autorët e nisin analizën nga gjeografia, duke e konsideruar atë si një faktor themelor përcaktues. Territori kryesisht malor dhe mungesa e ultësirave të mëdha bujqësore paraqiten si pengesa për konsolidimin e hershëm të shtetit dhe për zhvillimin e një ekonomie të integruar. Në këtë mënyrë, gjeografia shërben për të shpjeguar njëkohësisht qëndrueshmërinë e identitetit shqiptar dhe dobësinë e institucioneve politike për shtrirjen e autoritetit. Ky dualitet, sipas autorëve, përbën çelësin interpretativ të gjithë historisë së mëvonshme: izolimi natyror ndihmoi në ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve, por njëkohësisht pengoi centralizimin dhe proceset e modernizimit. Vonesa dhe kufizimet në zhvillimin urban të zonave periferike bënë që struktura shoqërore të formësohej kryesisht mbi baza lokale, të mbështetura në të drejtën zakonore. Ekonomia tradicionale mbështetej kryesisht në bujqësi dhe blegtori, ndërsa aktiviteti tregtar zhvillohej vetëm në pak qendra urbane. Industrializimi nisi të shfaqej në fillim të viteve ̕ 20 dhe mori hov pas Luftës së Dytë Botërore ku zhvillim të dukshëm pati prodhimi bujqësor, energjetik dhe minerar. Nga kjo kuptojmë se pengesat gjeografike kanë krijuar sfida të mëdha për një zhvillim potencial të vendit duke e lënë të pashfrytëzuar. Në trajtimin e origjinës së shqiptarëve, autorët mbështesin qartë tezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Kjo tezë nuk paraqitet vetëm si argument historik, por edhe si qëndrim polemik kundër narrativave që e konsiderojnë elementin shqiptar si të ardhur në Ballkan. Sipas autorëve identiteti kombëtar shqiptar, gjuha dhe kultura mbijetuan si rezultat i një rezistence të gjatë historike kundrejt pushtimeve romake, sllave, osmane etj. Shqiptarët, ndonëse pjesë e familjes indoevropiane, u shfaqën herët si një bashkësi e veçantë kulturore e gjuhësore. Figura si Bardhyli, Agroni, Pirro etj., dëshmojnë një vetëdije të hershme shtetformuese dhe një pjekuri të organizimit politik e ushtarak. Megjithatë, përçarja e brendshme dhe presioni i perandorive çuan në nënshtrimin e Ilirisë. Ndonëse sundimi romak shkatërroi pavarësinë politike vendase, provinca e Ilirikut u bë një nga shtyllat ushtarake e administrative të Perandorisë Romake, duke nxjerrë disa perandorë dhe figura të rëndësishme shtetërore dhe duke i shndërruar qytetet ilire në qendra të rëndësishme ekonomike e kulturore. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, territori i Ilirisë u kthye në zonë të dyndjeve barbare, përplasjeve e emigrimeve. Pushtimi sllav solli ndryshime të thella etnike e gjeopolitike në Ballkan, duke i detyruar shqiptarët të tërhiqeshin në zona të thella malore dhe qytete të fortifikuara për të ruajtur identitetin e tyre. Krijimi i formacionit të parë politik shqiptar në fillim të shekullit XIII përbën një moment të rëndësishëm në procesin e formimit të një identiteti të veçantë brenda Perandorisë Bizantine si shprehje e aspiratës për organizim të mëvetësishëm shtetëror. Periudha e Mesjetës dhe ajo që autorët e përkufizojnë si epokë heroike përbëjnë boshtin simbolik të veprës. Shqipëria megjithëse e fragmentuar, kishte një fisnikëri vendase aktive, e cila përpiqej të ruante autonominë mes perandorive mesjetare. Ishin pikërisht familjet e mëdha feudale që përbënin shtyllën e rezistencës kundër pushtimit osman, me figurë qendrore Gjergj Kastriot Skënderbeun. Figura e Skënderbeut trajtohet në mënyrë të dyfishtë: si një figurë historike reale dhe si një element qendror i ndërtimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Autorët e shohin rezistencën kundër Perandorisë Osmane jo vetëm si luftë lokale, por si pjesë të një përballjeje më të gjerë evropiane. Bashkimi i princërve shqiptarë, organizimi ushtarak dhe rezistenca për më shumë se 25 vjet, e shndërrojnë Shqipërinë në simbol të qëndresës dhe konsolidimit të vetëdijes së përbashkët politike e kombëtare shqiptare. Vihet në dukje se mungesa e institucioneve të qëndrueshme dhe përçarja e elitave shqiptare e bënë të pashmangshëm nënshtrimin pas vdekjes së heroit. Pas vdekjes së Skënderbeut, rënia graduale e qëndresës dhe emigrimi masiv drejt Italisë shënojnë fundin e epokës heroike dhe fillimin e një periudhe të gjatë të sundimit osman. Sundimi osman analizohet si një periudhë e gjatë ambiguiteti historik, që nga njëra anë përfaqëson humbjen e shtetësisë dhe izolimin nga zhvillimet perëndimore dhe nga ana tjetër krijon mekanizma individualë integrimi që lejuan shqiptarët të mbijetonin dhe madje të ngjiteshin në hierarkinë perandorake. Autorët e shohin këtë fenomen si zëvendësim të projektit kolektiv kombëtar me karrierë personale, çka shpjegon vonesën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Megjithatë figura si Ali Pashë Tepelena dhe Mustafa Pashë Bushati pavarësisht ngritjes në karrierë, mishëruan përpjekjet e para për autonominë e vendit. Por me shkatërrimin e këtyre formacioneve dhe shuarjen e rezistencës shqiptare të shekullit XIX, iu hap rruga copëtimit të trojeve shqiptare me Traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit megjithë rezistencën heroike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në mungesë të institucioneve kombëtare, si pasojë e sundimit të ashpër dhe represiv osman, kultura dhe identiteti u mbajtën gjallë kryesisht përmes traditës gojore dhe më vonë përmes letërsisë, e cila lindi si akt mbijetese kulturore dhe rezistence shpirtërore. Fillimisht dolën shkrimet fetare, pastaj letërsia patriotike e diasporës arbëreshe dhe përgjatë shekullit XX, letërsia kombëtare e lidhur ngushtë me lëvizjen për pavarësi, me figura si De Rada, Naim Frashëri, Fishta, Noli etj, të cilët e shndërruan fjalën artistike në mjet politik e kombëtar. Ky proces ideologjik përgatiti terrenin për shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe për mbrojtjen e shtetit shqiptar përballë copëtimit territorial dhe krizave të shekullit XX. Rilindja Kombëtare përfaqëson kështu, përveç se një periudhë rezistence edhe një moment themelor ku u kristalizua vetëdija kombëtare dhe ndërgjegjësimi i shqiptarëve për liri e pavarësi të vendit. Autorët theksojnë se shteti shqiptar lindi i cunguar territorialisht, i dobët institucionalisht dhe i ekspozuar ndaj presionit të Fuqive të Mëdha dhe të fqinjëve. Kjo dobësi strukturore shpjegon, sipas tyre, se pse modernizimi ndërmjet dy luftërave botërore mbeti i kufizuar dhe se pse Shqipëria hyri në Luftën e Dytë Botërore pa kapacitete reale vetëmbrojtjeje. Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, por u njoh ndërkombëtarisht në vitin 1913 duke lënë jashtë kufijve të shtetit të ri shqiptar, më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Vitet që pasuan u shënuan nga pushtime të njëpasnjëshme, trazira të brendshme dhe kriza të thella politike, deri në përpjekjen për konsolidimin e shtetit me Kongresin e Lushnjës. Më tej, vendi do të përjetonte luhatje të vazhdueshme institucionale dhe ndryshime të shpeshta të formave të qeverisjes, duke kaluar nga republika në monarki. Zhvillimi i brendshëm u ndërpre nga pushtimi italian më 7 prill 1939 dhe më pas nga okupimi nazist, duke e futur vendin në një fazë të re të trazuar historike. Pika më kritike dhe më e ngarkuar ideologjikisht e analizës është periudha komuniste, të cilën autorët e trajtojnë si ndërprerje radikale të zhvillimit historik shqiptar. Marrja e pushtetit nga komunistët paraqitet si proces i ndërtuar mbi eleminimin e rivalëve politikë, mbështetjen e jashtme dhe shfrytëzimin e diskursit çlirimtar. Pushteti i marrë nga komunistët nuk ishte rezultat i një konsensusi shoqëror, por i dhunës politike dhe terrorit duke e shndërrua Shqipërinë në një shtet njëpartiak nën kontroll të rreptë ideologjik dhe duke shkatërruar si pasojë çdo formë të pluralizmit. Gjykimet politike, ekzekutimet, bu


Share this story

Read Original at gazetadielli.com

Related Articles

DW News1 day ago
Albania: Femicide cases expose gaps in protection system

Between 2021 and 2023, 24 cases of femicide were recorded in Albania (pop. 2.4 million). While institutional measures to protect women have been stepped up, experts say a faster and more coordinated response is needed.

ampress.ro1 day ago
AVANGARDA CU IONUȚ VULPESCU . INVITAT : ALEXANDRU ATHANASIU

Published: 20260226T121500Z

DW News4 days ago
World's first virtual minister in court in Albania

Last fall, Albanian PM Edi Rama presented the world's first virtual minister, "Diella." Actor Anila Bisha says she never gave her consent for her voice and image to be used for the avatar and has filed a lawsuit.