NewsWorld
PredictionsDigestsScorecardTimelinesArticles
NewsWorld
HomePredictionsDigestsScorecardTimelinesArticlesWorldTechnologyPoliticsBusiness
AI-powered predictive news aggregation© 2026 NewsWorld. All rights reserved.
Trending
TrumpTariffTradeAnnounceLaunchNewsPricesStrikesMajorFebruaryPhotosYourCarLotSayCourtDigestSundayTimelineSafetyGlobalMarketTechChina
TrumpTariffTradeAnnounceLaunchNewsPricesStrikesMajorFebruaryPhotosYourCarLotSayCourtDigestSundayTimelineSafetyGlobalMarketTechChina
All Articles
Vjosa Osmani në lëvizje : A do ti sigurojë votat e nevojshme për mandatin e dytë ?
botasot.info
Published 7 days ago

Vjosa Osmani në lëvizje : A do ti sigurojë votat e nevojshme për mandatin e dytë ?

botasot.info · Feb 15, 2026 · Collected from GDELT

Summary

Published: 20260215T190000Z

Full Article

Pak para konstituimit të Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takime të ndara me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Tani, në një moment kur skena politike po hyn në një fazë të re, pas formimit të institucioneve dhe qeverisë së re, këto lëvizje nuk kaluan pa u vënë re. Në politikë, sidomos në prag të proceseve të rëndësishme parlamentare, takimet rrallëherë janë thjesht protokollare. Ato lexohen si sinjale. Dhe sinjali këtë herë duket i qartë: zgjedhja e presidentit pritet të jetë testi i radhës për stabilitetin institucional dhe për raportet mes shumicës dhe opozitës. Kësisoj, konsultimet me liderët opozitarë mund të interpretohen si përpjekje për të matur terrenin dhe për të ndërtuar ura komunikimi përtej vijave partiake. Pyetja që shtrohet është nëse këto takime lidhen drejtpërdrejt me sigurimin e votave për president. Për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet shumicë e cilësuar dhe, në rrethana të fragmentuara politike, asnjë bllok nuk mund ta përballojë i vetëm këtë proces pa një minimum konsensusi. Kjo e bën çdo votë vendimtare dhe çdo dialog politik thelbësor. A do t’i sigurojë Osmani votat e nevojshme?. Gjithçka do të varet nga dinamika e negociatave në javët në vijim dhe nga gatishmëria e partive për të hyrë në marrëveshje që tejkalojnë kalkulimet e ngushta partiake. E për këtë temë, folën njohësit e çështjeve politike. Saliahj: Ndoshta LDK-ja do t'ia sigurojë 12 vota Si fillim, për këtë temë për “Bota sot” foli ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili u shpreh se normalisht që Osmani do fillojë të punoj dhe të përpjeket që t’i sigurojë votat për mandatin e dytë si president. Adem Salihaj Madje, ai nuk hodhi poshtë mundësinë që LDK t’ia sigurojë 12 vota dhe ta mbështesin atë. “Mendoj se është plotësisht normale që Presidentja Osmani të bëjë përpjekje që ta sigurojë edhe një mandat në postin e saj. Asaj i nevojiten 80 deputetë në sallë dhe 61 vota për. Dihet se koalicioni qeverisës i ka 66 vota, pra i duhen edhe 14 sosh, për ta siguruar kuorumin. Në këtë kontekst, ndoshta LDK-ja do t'ia sigurojë 12 vota, por po pritet që 3 deputetë të saj të mos e mbështesin zgjedhjen e zonjës Osmani, kështu që i duhen edhe 3 vota tjera”. Për këtë, Salihaj vlerëson se është në interes të LDK-së që Osmani të bëhet prap presidente, kështu duke i anashkaluar zgjedhjet e reja të mundshme. Madje, këtu përmendi edhe AAK-në, e që sipas tij, rrezikon pragun nëse shkohet në zgjedhje të reja. “Unë mendoj se interes i madh i LDK-së është që zonja Osmani të zgjedhet presidente dhe dhe të mos kemi një situatë tjetër bllokadë që të shkojmë sërish në zgjedhje, sepse, në një situatë të tillë, zonja Osmani do të delte në fushatë dhe ka rrezik që LDK të paguajë një faturë të re. Të mos flasim për AAK-në, e cila ka rrezik të mos e kalojë pragun. Në anën tjetër, LDK-ja ka qenë parti institucionaliste dhe nuk ka qenë në traditën e saj bllokimi i institucioneve. Natyrisht, nëse me atë zgjedhje nuk rrezikohen interesat e Kosovës”, përfundoi Adem Salihaj për “Bota sot”. Gacaferi: Kosova nuk ka personalitet më të duhur për presidente se Vjosa Osmani Ndërsa, edhe anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi, beson se është në interes të LDK-së dhe AAK-së ta votojnë ose t’ia bëjnë korumin Osmanit. Luan Gacaferri Pasi, sipas tij, nëse nuk e bëjnë këtë do ishte një gabim i rëndë politik i Abdixhikut e Haradinajt. “Nuk e di se çka kanë biseduar Vjosa me Lumirin e me Ramushin, por i bindur jam se Lumiri e Ramushi gabojnë rëndë politikisht nëse nuk qëndrojnë minimalisht në sallë për ta bërë kuorumin kur të votohet Vjosa si presidente edhe për një mandat!”. Madje, theksoi se Kosova nuk ka kandidat/e më të mirë se Osmani për presidente. “E sigurt është qe Kosova nuk ka personalitet më të duhur për presidente se Vjosa Osmani”, përmbylli Luan Gacaferi për “Bota sot”.


Share this story

Read Original at botasot.info

Related Articles

botasot.info1 day ago
Media serbe zbulon skemën , si Vuçiçi po ndihmon Macron në ndalimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Published: 20260221T101500Z

botasot.info3 days ago
Protesta e 17 shkurtit : Mungesa e Kurtit dhe Familjes Jashari ndez dyshimet për Osmanin dhe pazaret politike

Published: 20260219T224500Z

botasot.info5 days ago
PDK flet për shtet e Kushtetutë – ndryshim kursi apo taktikë para zgjedhjes së Presidentit ?

Published: 20260217T113000Z

botasot.info8 days ago
Opozita e dërrmuar nga vota e qytetarëve , paralajmërohet për Presidentin / en

Published: 20260214T190000Z