NewsWorld
PredictionsDigestsScorecardTimelinesArticles
NewsWorld
HomePredictionsDigestsScorecardTimelinesArticlesWorldTechnologyPoliticsBusiness
AI-powered predictive news aggregation© 2026 NewsWorld. All rights reserved.
Trending
TariffTrumpTradeAnnounceNewsLaunchPricesStrikesMajorFebruaryCourtDigestSundayTimelineSafetyGlobalMarketIranianTestTechChinaMilitaryTargetsJapan
TariffTrumpTradeAnnounceNewsLaunchPricesStrikesMajorFebruaryCourtDigestSundayTimelineSafetyGlobalMarketIranianTestTechChinaMilitaryTargetsJapan
All Articles
Kohë kritike në Lindjen e Mesme / Pse sulmi ndaj Iranit është shumë më i rrezikshëm sesa kapja e Maduros në Karakas
balkanweb.com
Published about 6 hours ago

Kohë kritike në Lindjen e Mesme / Pse sulmi ndaj Iranit është shumë më i rrezikshëm sesa kapja e Maduros në Karakas

balkanweb.com · Feb 22, 2026 · Collected from GDELT

Summary

Published: 20260222T080000Z

Full Article

Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbete kritike. Në janar Donald Trump do të njoftonte se një “armadë” amerikane po shkonte drejt Iranit, duke e krahasuar atë drejtpërdrejt me forcën e përdorur nga ushtria amerikane në operacionin “blic” në Venezuelë ku u kap edhe Nicolas Maduro. Megjithatë, sot, ndërsa presidenti amerikan po shqyrton mundësi të ndryshme kundër qeverisë iraniane duke përfshirë sulme të kufizuara, ekspertët paralajmërojnë se një sulm ndaj Iranit do të ishte më i ndërlikuar sesa operacioni në Venezuelë . Sipas ekspertëve një lëvizje e tillë në Iran, potencialisht mund t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të zgjatur. Udhëheqja e Iranit ka në dispozicion aftësi të gjera ushtarake dhe një rrjet forcash rajonale të ndërmjetësuara që mund të ndihmojnë në ruajtjen e rezistencës ndaj Uashingtonit.Dhe ndryshe nga operacioni i shpejtë në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës thuhet se Trump po shqyrton një veprim më të gjerë ushtarak pa deklaruar publikisht saktësisht se çfarë kërkon të arrijë. Trump herë pas here e ka bërë të qartë se dëshiron të parandalojë Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe se ndryshimi i regjimit do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte. “Nuk ka një opsion ushtarak me kosto të ulët, të lehtë dhe ‘të pastër’ në rastin e Iranit”, tha për Neë York Times Ali Vaez nga Grupit Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë e fokusuar në zgjidhjen e konflikteve . “ Ekziston një rrezik real i humbjes së jetëve amerikane”, shtoi Vaez, duke vënë në dukje se kjo do të peshonte shumë në llogaritjet e Trump, sidomos në një vit zgjedhor. Irani ka mjetet për të kundërsulmuar Siç edhe u pa, hapësira ajrore e Venezuelës ishte relativisht e pambrojtur para sulmit amerikan në janar. Situata në Iran nuk është e njëjtë, pasi Republika Islamike ka një nga arsenalet më të mëdha dhe më të larmishme të raketave në Lindjen e Mesme, sipas ekspertëve rajonalë. Kjo përfshin dronë dhe armë kundër anijeve. Raketat balistike me rreze të mesme veprimi të Iranit janë të afta të udhëtojnë mbi 1.900 km, duke mbuluar bazat amerikane deri në Turqinë perëndimore dhe në të gjithë Lindjen e Mesme , duke përfshirë Izraelin dhe shtetet e Gjirit. Të shtunën, media shtetërore iraniane raportoi se Irani kishte testuar për herë të parë një raketë anti-ajrore me bazë në det me një rreze veprimi prej më shumë se 93 miljesh (rreth 150 km), si pjesë e ushtrimeve ushtarake të mbajtura javën e kaluar në Ngushticën e Hormuzit. Strategjia e Teheranit është të përshkallëzojë shpejt situatën dhe të eksportojë paqëndrueshmëri në shumë fronte në mënyrë që kostot të shpërndahen”, tha Sanam Vakil drejtoreshë e programit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në institutin e analizës së politikave Chatham House. Shtetet e Gjirit, të cilat kanë disa baza amerikane janë të shqetësuara se çdo sulm ushtarak amerikan mund të provokojë hakmarrje kundër tyre. Ndërkohë në janar, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyja aleate të ngushta të Shteteve të Bashkuara, thanë se nuk do të lejonin që Shtetet e Bashkuara të përdornin hapësirën e tyre ajrore për sulme. Ky qëndrim në fund të fundit mund të dështojë në mbrojtjen e tyre nga hakmarrja iraniane, thonë ekspertët. Një kundërsulm iranian mund të godasë qytetet kryesore në Izrael. Ushtria izraelite përdori sisteme të përparuara interceptuese për të rrëzuar shumicën e raketave iraniane gjatë luftës në qershor. Por rezervat janë pakësuar pas më shumë se dy vitesh mbrojtjeje nga sulmet e Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban, sipas zyrtarëve të inteligjencës. Irani mban një “bosht rezistence” që përdor forca të ndërmjetme në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Huthitët në Jemen dhe Hezbollahun në Liban. Ai i ka ndërtuar dhe pajisur këto grupe për të zgjeruar ndikimin e tij dhe për të sfiduar rivalët në rajon. Edhe pse shumë prej këtyre përfaqësuesve janë dobësuar ndjeshëm pas konflikteve me Izraelin, ata mund të hakmerren kundër forcave dhe aleatëve amerikanë, duke hapur fronte të shumta dhe duke zgjeruar konfliktin përtej kufijve të Iranit. Të paktën një grup pro-iranian në Irak është zotuar të mbështesë Teheranin në rast të një sulmi amerikan, me udhëheqësit e tij që paralajmërojnë se mund të urdhërojnë operacione martirizimi si pjesë e një konflikti më të gjerë. Ekspertët thonë gjithashtu se Huthit mund të rifillojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, siç bënë në fund të vitit 2023 në mbështetje të Hamasit në luftën e tij me Izraelin. Grupet e mbështetura nga Irani e dinë se do të ishte më mirë të qëndronin të bashkuar sesa të ishin të izoluar, tha Vaez. Regjimi në Iran ka rrënjë të thella Qeveria iraniane është një teokraci, në të cilën udhëheqësi suprem është autoriteti më i lartë. Kjo zbatohet nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, një forcë e armatosur e fuqishme që vlerësohet të numërojë rreth 150,000 anëtarë, misioni i së cilës është të sigurojë dhe të çojë përpara axhendën autoritare të regjimit. Në Venezuelë, Shtetet e Bashkuara kapën Presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij në një operacion të koordinuar ngushtë që zgjati pak më shumë se dy orë. Megjithatë në Iran rrëzimi i qeverisë dhe rrëzimi i udhëheqësit suprem nuk janë çështje… disa orësh. Pushteti i vërtetë në Iran udhëhiqet nga ideologjia, mbështetet nga përfaqësuesit e linjës së ashpër politikë dhe përforcohet nga një strukturë komplekse pushteti që është rrënjosur për gati gjysmë shekulli. Vakil deklaroi se “një operacion kopjimi dhe ngjitjeje i Venezuelës mund të jetë më i vështirë për t’u zbatuar me sukses nëse qëllimi është neutralizimi i krerëve të pushtetit”. Për më tepër, Teherani është rreth 640 km në brendësi të Gjirit Persik. Ekspertët theksojnë se kjo do ta bënte më të vështirë për forcat amerikane që t’u afroheshin drejtpërdrejt dhe të kapnin udhëheqësit iranianë, krahasuar me operacionin në Karakas, i cili është rreth 16 km larg Detit të Karaibeve. Pasojat ekonomike do të ishin të rënda dhe të përhapura për të gjithë. Irani më parë ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohet, duke prerë një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon nëpër këtë rrugë. Çdo ndërprerje në Ngushticë do të rriste çmimet e energjisë, tha Claire Jungman, drejtoreshë e riskut dhe inteligjencës së transportit detar në Vortexa, një kompani që gjurmon tregtinë e naftës dhe energjisë. Forcat iraniane kanë kryer ushtrime me armë zjarri në Ngushticë ditët e fundit, të cilat disa ekspertë i konsiderojnë si një shenjë se ata mund ta mbyllin rrugën ujore prej 145 km, në rast lufte. Mbyllja e kalimit do ta dëmtonte edhe vetë Iranin, duke kufizuar aftësinë e tij për të eksportuar naftë te klientë kyç si Kina. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Share this story

Read Original at balkanweb.com